Projektet me të cilat ka punuar zyra jonë
Në vitin 2019, Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ ka marrë pjesë në projektin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, në hartimin e raportit shqyrtues dhe analizues të politikave penale që luftojnë ato veprimtari të paligjshme të tregëtimit dhe trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, në shqyrtimin dhe analizimin e veprave penale me armë dhe eksploziv, si dhe diktimin e nevojës për përafrimin e legjislacionit shqiptar me politikat dhe aktet përkatëse ndërkombëtare.
Në vitin 2017, Zyra Ligjore ‘’Rakipi & Partners’’ , në bashkëpunim me Zyrën Kazazi Consulting, ka marrë pjesë në projektin ‘’ Kërkime mbi tregtinë e paligjshme të duhanit në Shqipëri dhe vendet në kufi’’ , duke analizuar lidhjet midis politikave tatimore, legjislacionit penal kundër tregtisë së paligjshme dhe politikave shtetërore, në monitorimin e përpunimit dhe tregtisë së duhanit të papërpunuar, si dhe tregtisë së paligjshme të duhanit dhe korrupsionit.
Po në këtë vit, me mbështjetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Av. Romina Zano ka marrë pjesë në studimin dhe hartimin e projektit të titulluar “Tregu i sigurimeve: Mbrojtja e konsumatorit-viktimë në praktikën e funksionimit të Fondit të Kompensimeve” , i cili ka trajtuar problemet ligjore, rregullatore, mbikëqyrëse dhe praktike të fondit në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Projekti ka shërbyer si oponencë e fortë në parandalimin e miratimit të projektligjeve që cënojnë të drejtat dhe liritë e palëve që heqin të drejta në Fondin e Kompesimit.
Contact Alrescha today and get a professional advice for your business
Copyright © 2020 Alrescha. All rights reserved.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.